Podujeva mbështet kultivuesit e mjedrës

Podujeva mbështet kultivuesit e mjedrës

06 korrik 2017 15:43

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, gjatë një takimi me përfaqësuesit e pikave grumbulluese të mjedrës, premtoi për rritje të koordinimit ndërmjet komunës, pikave grumbulluese dhe fermerëve, për të pasur një grumbullim sa më të mirë të mjedrës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Me këtë rast pronarët e pikave grumbulluese e njoftuan kryetarin Veliu për përgatitjet e bëra për fillimin e sezonit dhe u shprehën të bindur se pikat grumbulluese kanë kapacitete të mjaftueshme për grumbullimin e produkteve.

Veliu kërkoi një koordinim dhe bashkëpunim edhe më të mirë në mes të institucioneve komunale, pikave grumbulluese dhe fermerëve.

“Do të angazhohemi të gjithë për një rritje të bashkëpunimit në mes të Komunës, pikave grumbulluese dhe fermerëve, me qëllim që të kemi një mbarëvajtje të sezonit, veçmas në grumbullimin e mjedrës”, tha ai .

Në takim u bisedua edhe për çmimin e mjedrës, të cilin e përcakton kërkesa dhe oferta, si dhe tregu ndërkombëtar për këtë produkt.

Komuna e Podujevës deri më tani ka ofruar mbështetje për fermerët kultivues të mjedrës me rreth 500 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme