Arbëri

LDK-ja e VV-ja bëhen bashkë në Junik

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në këtë komunë me Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit më 14 nëntor.

Shehu do ta zhvillojë garën e balotazhit kundër kryetarit aktual dhe kandidatit të AAK-së, Agron Kuçi.

“LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës. Ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm. Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun. Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut”, ka njoftuar Shehu.

Pas numërimit të votave të zgjedhjeve të 17 tetorit në Junik, Kuçi i AAK-së është i pari me 1.062 vota apo 47.62 për qind, ndërkaq Shehu ka marrë 851 vota apo 37.87 për qind. Besart Tofaj i VV-së mori 272 vota, kurse Fatos Shala i PDK-së 62 sosh.

 

Të dashur junikas, LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre....

Posted by Ruzhdi Shehu on Thursday, October 28, 2021