Komuna e Vitisë ka ngecur me implementimin e planit të moblitetit, i cili parasheh rregullimin e qarkullimit nëpër udhëkryqe, të cilat pika konsiderohen si të rrezikshme.
Implementimi i planit të mobilitetit buxhetit komunal do t’i kushtojë 364 mijë euro. Qeverisja lokale e Vitisë ka bërë të ditur se ka arritur që ta realizojë një pjesë të planit të moblitetit së bashku me Demosin (Projekti për Decentralizimin dhe përkrahje të komunave), që ka të bëjë me ndriçimin dhe ndërtimin e trotuareve në Viti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHasan Aliu, nënkryetar i Komunës së Vitisë, ka thënë se “Ajo çfarë ka mbetur është hyrja në Viti, ku kemi paraparë një unazë dhe çështja e ndalimit nëpër qendër janë dy pika që duhet të realizohen”.
Plani i moblitetit thekson se sinjalizimi horizontal dhe vertikal në Komunën e Vitisë nuk është i kënaqshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.