Arbëri

Katër semimaturantë për një vend në shkollën e mjekësisë në Pejë

Nga përvoja e viteve të kaluara, kur shumica e semimaturantëve ia mësynin gjimnazit, shkollat profesionale mbeteshin vetëm opsion rezervë për semimaturantë që nuk arrinin të regjistroheshin në gjimnaz.

Për ta ndryshuar këtë mentalitet të regjistrimit, Drejtoria e Arsimit bashkë me OJQ “Syri i Vizionit” nga Peja, me një projekt të mbështetur financiarisht nga organizata zvicerane “Solidar Suisse”, patën zhvilluar një fushatë me nxënësit e klasave të nënta me qëllim që t’i motivonin ata për të regjistruar drejtimet në shkollat profesionale, shkruan sot “Koha Ditore”.

sivjet në afatin e parë gjimnazi “Bedri Pejani” ka qenë adresa kryesore për dorëzimin e dokumenteve. Të gjitha 566 vendet e lira në drejtimet shkencore dhe shoqërore janë plotësuar.

Numri i nxënësve është plotësuar edhe në shkollën e mesme të muzikës, shkollën e arteve dhe në shkollën e mesme të mjekësisë. Sidomos në këtë të fundit konkurrenca ka qenë si asnjë vit më parë, katër kandidatë për një vend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.