Arbëri

Vaksinohen rreth 70 për qind e qytetarëve në Hanin e Elezit

Prej 9 mijë e 300 banorë sa ka gjithsej Komuna e Hanit të Elezit, 6 mijë e 185 prej tyre tashmë janë imunizuar me vaksina kundër virusit Covid-19.

Sipas statistikave në Komunën e Hanit të Elezit, aktualisht janë vetëm katër qytetar pozitivë me Covid-19, kështu duke u renditur komuna me më së paku raste pozitive në vend.

Bashkim Sopa, zëdhënës i Komunës së Hanit të Elezit ka thënë për Kohen se procesi i vaksinimit është duke shkuar pa asnjë telashe megjithëse kërkesat e qytetarëve për imunizim janë të mëdha. Sipas tij rreth 70 për qind e qytetarëve tashmë janë vaksinuar kundër virusit Covid-19.

“Deri me tash janë administruar gjithsejtë 6 mijë e 185 vaksina, prej tyre 3 mijë e 954 qytetar janë imunizuar me dozën e parë dhe 2 mijë e 231 me dozën e dytë. Në këtë proces dominojnë gjinia mashkullore ndaj të cilëve janë administruar gjithsejtë 3 mijë e 423 doza të vaksinës, ndërkaq 2 mijë e 762 doza janë administruar për gjininë femërore”, ka thënë Sopa. Sipas tij, ekipet mjekësore gjatë gjithë kohës kanë dhënë maksimumin e tyre për të ofruar shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët e kësaj komune.