Arbëri

Afro 40 mijë qytetarë në Lipjan imunizohen me vaksinën anti-COVID

Descriptive Text

Qytetarët e Komunës së Lipjani në masë mjaft të madhe po vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19.

Deri më tash gjithsej 39 mijë e 300 qytetarë janë imunizuar, prej tyre mbi 14 mijë qytetar kanë marrë dy doza.

Drejtuesit e Qendrës së Vaksinimit në Lipjan kanë thënë se brenda muajit një numër i madh i qytetarëve kanë bërë terminë për vaksinim.

Izer Sinani, koordinator i Qendrës së Vaksinimit, njëherësh specialist i Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka thënë për KOHËN se mbi 50 për qind e qytetarëve tashmë janë vaksinuar.

“Procesi i vaksinimit po vazhdon me intensitet të lartë derisa kërkesat e qytetarëve janë mjaft të mëdha që nga fillimi. Gjatë këtij muaji po presim edhe një numër të madh të qytetarëve që të vaksinohen në bazë të terminëve të tyre për dozën e dytë. Pra, siç po planifikojmë brenda muajve në vazhdim e gjithë qytetarët do ta përfundojnë edhe fazën e dytë të vaksinimit. Jemi të furnizuar mirë me vaksina, ndërkaq është meritë e gjithë stafit që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Sinani.