Arbëri

Opozita e pakënaqur me projektet për tre vjetët e ardhshëm

Foto: Koha

Kritika të shumta janë dhënë nga zyrtarët opozitarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020 të Komunës së Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se shtigjet për ecje te pishat e fshatit Kërpimeh dhe shtigjet për çiklistë në parkun e qytetit nuk ndihmojnë zhvillimin ekonomik, siç është prezantuar në këtë dokument.

Sipas tij, i njëjti projekt ka qenë i paraparë gjatë gjithë këtij mandati dhe po vazhdon të planifikohet edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.