Arbëri

Shkoi për infuzion, 70-vjeçarja e prekur me COVID-19 vdes në QKMF-në e Lipjanit

Descriptive Text

Një 70-vjeçare ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan derisa po trajtohej nga COVID-19, të shtunën.

Pacientja ishte dërguar nga familjarët për të marrë një infuzion në qendrën e infuzioneve dhe ndërkohë i është keqësuar gjendja shëndetësore. Mjeku kujdestar në QKMF ka arritur t'ia jepte ndihmën e parë, por pa sukses.

KOHA mësoi se e ndjera ishte nga fshati Rubovc dhe prej disa ditësh ishte e prekur nga koronavirusi.

"Ka ndërruar jetë një paciente e lindur në vitin (1951) e cila vije nga fshati Rubovc. Mjeku kujdestar ka intervenuar me kohë, ndërkaq pacientja ka qenë e prekur nga virusi Covid-19. Ajo kishte ardhur në qendrën e infuzioneve për të marrë infuzion sepse ishte me gjendje të rëndë shëndetësore", ka thënë shkurt ky burim.