Arbëri

QKMF-ja në Podujevë prej tre vjetësh menaxhohet me ushtrues detyre

Podujevë, 1 mars - Të paarsyeshme e ka konsideruar Zaim Thaçi trajtimin e çështjes së ushtruesit të detyrës të drejtorit në institucionin kryesor të shëndetësisë në Podujevës, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.

Ka refuzuar të japë edhe leje për të marrë pamje brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Për këtë është përkujdesur duke i dërguar punonjësit e QKMF-së, dy të paraqitur si sigurim fizik (të cilët kanë pasur rroba të zakonshme), për të ndaluar marrjen e pamjeve edhe nga oborri i këtij institucioni shëndetësor, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Merru me tema tjera”, ka thënë ndër të tjera Zaim Thaçi. “Nuk ke autorizim me marrë pamje...”. Thaçi, i cili e kishte mbajtur për një mandat detyrën e drejtorit të QKMF-së, deri në korrik të vitit 2014 kishte vazhduar punën si ushtrues detyre deri në vitin 2015.

Që nga korriku i vitit 2014, ky institucion shëndetësor udhëhiqet me ushtrues detyre. Pas Zaim Thaçit, që kishte shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ushtrues detyre i institucionit kryesor të shëndetësisë në Podujevë ishte emëruar Afrim Shabani, i cili ishte edhe këshilltar komunal nga radhët e partisë në pushtet, LDK.

Ai po mbante të dy pozitat derisa Agjencia Kundër Korrupsionit kërkonte nga ai që të lironte njërën pozitë për shkak të konfliktit të interesit në të cilën gjendej. Shabani vazhdoi si u.d. i drejtorit të QKMF-së deri në nëntor të vitit të kaluar kur kishte lidhur kontratë pune në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive. Por, QKMF-ja nuk u bë prapë me drejtor. Detyrat i tij i kryente zëvendësdrejtori Zukë Xhemajli, derisa është emëruar sërish Zaim Thaçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.