Podujeva mbyll qendrën e qytetit për automjete

Podujeva mbyll qendrën e qytetit për automjete

30 qershor 2017 09:12

Podujevë, 30 qershor – Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë marrë vendim që ta mbyllin për qarkullim të mjeteve qendrën e qytetit. Sipas një njoftimi për media, një pjesë e rrugës “Zahir Pajaziti” nga objekti i Komunës deri te Qendra e Kulturës do të jetë e mbyllur për dy muaj rresht, nga data 03.07.2017 deri më 31.08.2017, prej orës 18:00 deri në orën 24:00.

“Mbyllja e rrugës kryesore (qendrës së qytetit) në Podujevë për qarkullim të automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike bëhet me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e shumtë, të cilët dalin në shëtitje në orët e mbrëmjes, sidomos gjatë periudhës verore (korrik-gusht), kur kthehen në vendlindje shumë qytetarë, që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin për media. “Duke marrë parasysh se ka edhe shumë kërkesa nga banorët për shtim të rrugëve të lira dhe shëtitje të qetë në orët e mbrëmjes, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim mori vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës ‘Zahir Pajaziti’ (segmenti i rrugës nga udhëkryqi i rrugës ‘Zahir Pajaziti’ - rruga ‘Ilir Konushevci’ deri në udhëkryqin e rrugës ‘Zahir Pajaziti’ – rruga ‘20 Qershori”.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme