Arbëri

Banorët kërcënojnë me incidente nëse nuk ndalet gurthyesi në Ballofc të Podujevës

Podujevë, 29 qershor - Banorët e fshatit Herticë të Podujevës kanë paralajmëruar se mund të ndodhin edhe incidente në rast se nuk i ndalet puna gurthyesit në fshatin Ballofc të Podujevës.

E kanë shfrytëzuar debatin me qytetarë (që komunarët e kishin thirrur për të treguar projektet që i kanë realizuar për këta gjashtë muaj), për të kërkuar edhe një herë marrjen e masave ndaj kompanisë “Titanium”. Rafi Muçolli ka thënë se është shqetësim i disa lagjeve të fshatrave Ballofc, Herticë, Shamalluk e Lladofc për punimet në këtë gurthyes në vendin e quajtur “Kalaja e Ballofcit”. Sipas tij, banorët nuk kanë qenë të njoftuar për këtë gurthyes më herët derisa kanë nisur punët aty.

“Duhet të dini që ai gurthyes po na e vështirëson jetën” – kanë thënë banorët (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.