Arbëri

Mitrovica do të bëhet me objekt garazhesh

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe Nazmi Jonuzi, kanë nënshkruar kontratën për dhënien, përkatësisht marrjen në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale (me qira) për periudhën kohore prej 99 vjetësh, në sipërfaqe të tërësishme prej 3.639 metra katrorë, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë afariste.

Prona shoqërore, e cila gjendet në vendin e quajtur “Ekonomia e Qytetit”, do të shfrytëzohet nga qirmarrësi, Nazmi Jonuzi, për ndërtimin e objekteve garazhuese (B+P+3).

Sipas kontratës, qiramarrësi duhet të investojë 1.658.650 euro dhe gjatë ndërtimit të objekteve garazhuese do të punësojë 75 punëtorë, ndërsa me rastin e funksionalizimit do të angazhojë 18 punëtorë permanentë, prej të cilëve 10 shqiptarë, 5 boshnjakë dhe 3 romë.

Lartësia mujore e qirasë do të jetë 1.850 euro, kurse punët duhet të fillojnë më së largu tre muaj pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa që përfundimi i projektit duhet të kryhet brenda afatit prej nj viti, nga momenti i lidhjes së kontratës. , respektivisht deri në fund ët vitit 2018.