Arbëri

20 komuna në Kosovë s’kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Njëzet komuna në Kosovës nuk e kanë asnjë rast aktiv me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Novobërda, Suhareka, Graçanica, Skenderaj, Hani i Elezit, Dragashit, Ranillugu, Juniku, Mitrovica e Veriut, Parteshi, Kllokoti, Mamusha, Shtërpca, Zubin Potoku, Deçani, Zveçani, Rahoveci, Shtimja dhe Fushë-Kosovë janë komunat që aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.

Në anën tjetër, Gjilani ka më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel vendi.

Kjo komunë regjistron 41 raste aktive aktive, pasuar nga Ferizaj që ka 21 raste, Prishtina 17 raste, Vitia 10 raste e të tjera.