Arbëri

53 raste aktive me koronavirus në Gjilan

koronavirusi

Gjilani është komuna me më së shumti raste aktive në nivel vendi. Ministria e Shëndetësisë në platformën e saj ka njoftuar se kjo komunë aktualisht ka 53 raste aktive, pasuar nga Prishtina me 22 raste, Ferizaj 19, Prizreni 13, Mitrovica 12 e të tjera.

Në 24 orët e fundit, MSH-ja ka njoftuar se janë regjistruar dy vdekje nga koronavirusi dhe tetë raste pozitive. Janë shëruar shtatë persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.412.