Arbëri

Menaxheri i prokurimit në Graçanicë pa kontratë të rregullt

Foto: Koha

Pa kontratë të rregullt është angazhuar menaxheri i prokurimit në Komunën e Graçanicës gjatë vitit 2016.

Me kontratë për shërbime të veçanta, kjo komunë, që udhëhiqet nga serbët, ka angazhuar edhe 15 punëtorë të tjerë. Të gjitha pozitat për këta 16 punëtorë janë të rregullta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, rezulton me performancë dhe monitorim të dobët të stafit dhe po ashtu rrit pasigurinë nëse në pozitat e tilla është angazhuar staf adekuat. Në çështjen e punësimeve ZKA-ja ka gjetur edhe parregullsi të tjera.

“Këto pozita janë të rregullta në komunë, derisa kanë kontratë për shërbime të veçanta. Njëra nga këto pozita është zyrtar i lartë - menaxher prokurimi”, thuhet në raportin e ZKA-së për Komunën e Graçanicësm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.