Arbëri

Banorët e një lagjeje në Pejë presin qe 10 vjet rregullimin e rrjetit të kanalizimit

Ka më tepër se dhjetë vjet që banorët e njërës pjesë të lagjes “Xhemajl Kada” në Pejë, janë duke u përballur me të njëjtin problem, që po u shkaktohet në rrugën kryesore të hyrjes në lagje, nga bllokimi i kanaleve në pjesën e udhëkryqit, ku bëhen bashkë kanali i hapur dhe ai i mbyllur i të reshurave dhe i kanalizimit.

Sidomos kur ka të reshura të shiut uji del dhe vërshon tërë rrugën dhe ai ujë i përzier edhe me ujëra të zeza, pastaj rrjedhë edhe në rrugën kryesore dhe vërshon rrethrrotullimin rrugor, që gjendet ndër stacion të autobusëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky problem u shfaqet jo rrallëherë edhe kur nuk ka të reshura. Banorët janë ankuar gjithnjë për problemet që po u shkakton infrastruktura jo e mirë rrugore dhe e gypave e kanaleve të hapura në atë rrugë.

Kanali i hapur që hyn në gypin e mbyllur në pjesën e udhëkryqit në lagje vjen nga pjesa kodrinor e lagjes. Ai kanal i hapur i të reshurave, siç thonë banorët, është dashtë të mbyllet kur komuna para gjashtë vjetëve e ka ndërtuar kanalizimin e ujërave të zeza mesit të rrugës së lagjes, të cilin atë vit edhe e kanë kubëzuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.