Arbëri

Tenderi për mirëmbajtje dimërore të rrugëve në Pejë sërish përfundon në OSHP

I shpallur para shtatë muajve njoftimi për kontratë për tri Lot-e, projekti për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit në territorin e Komunës së Pejës ende nuk e ka përmbyllur procedurën e saj tenderuese për njërin prej loteve.

Derisa për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit për fshatra të Rugovës dhe të fshatrave në rrafshin e Pejës tashmë është kryer dhe janë nënshkruar kontratat me operatorë, lot-i për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit në qytet ende “shëtitet” herë në Zyre të Prokurimit e herë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aktualisht lënda gjendet serish në Gjykatën e Tenderëve, pas ankesës së dy operatorëve, të cilët pretendojnë se autoriteti kontraktues ka shkelur disa dispozita dhe nene të ligjit të prokurimit publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.