Objektet ngjitas me Komunën s`rrënohen pa zgjidhje për pronarët

Objektet ngjitas me Komunën s`rrënohen pa zgjidhje për pronarët

24 qershor 2017 08:37

Podujevë, 24 qershor – Objektet banesore që gjenden në krahun e majtë të objektit të ri të Administratës komunale nuk do të rrënohen edhe për një kohë. Zyrtarët komunalë thonë se deri tashti nuk kanë marrë as vendimin për këtë, pasi janë duke pritur të gjejnë një zgjidhje për pronarët, që tashmë i kanë privatizuar ato objekte njëkatëshe e që shumica janë shndërruar në lokale afariste, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Pronës, Kadastrës dhe Gjeodezisë, Abaz Llugaliu, thotë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që të rrënojnë një ndërtesë montazhi, që gjendet jo larg këtyre objekteve për të ndërtuar një të ri. Ai thekson se Komuna nuk mund ta bëjë këtë, por janë duke e shqyrtuar mundësinë që blloku banesor të ndërtohet në partneritet publiko-privat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme