Arbëri

Uzurpimi i pronës lë pa asfalt qe 3 vjet 50 metra rrugë

Gropa të mëdha e plotë baltë është gati gjithnjë rreth 50 metra të njërës nga rrugët e fshatit Gllamnik të Podujevës, që lidhet me magjistralen Prishtinë-Podujevë. Pjesa që lidhet me magjistrale dhe po ashtu edhe ajo me fshatin Sfeçël është e asfaltuar. Asfalti ndërpritet vetëm në një pjesë të rrugës në brendi të fshatit. Shkak është bërë uzurpimi i pronës publike, rrugës nga njëri prej banorëve aty, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna e Podujevës është treguar e pafuqishme përballë këtij uzurpatori, pasi për tre vjet, prej kur është asfaltuar ajo rrugë, muri nuk është rrënuar. Është dashur të pritet tre vjet që të bindet uzurpatori për të liruar pronën publike. Përfaqësuesi i këtij fshati, Osman Bahtiri, thotë se ky ka qenë një problem serioz që ka mundur të përfundojë edhe më keq.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.