Arbëri

MAPL: Komuna e Junikut me performancën më të mirë më 2016

Descriptive Text

Komuna e Junikut prin me 73.57 për qind të performancës më të lartë të treguar, sipas raportit të performancës për komuna të prezantuar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të këtij raporti u shpërblyen 6 komunat që treguan performancë më të lartë për vitin 2016. Pas Komunës së Junikut radhiten ajo e Shtimes me 70.14 për qind, Komuna e Prizrenit 67.90 për qind, ajo e Istogut me 66.99 për qind, Gllogoci me 66.65 për qind, si dhe Komuna e Prishtinës me 66.12 për qind.

Sipas këtij raporti, komunat për vitin 2016 kanë arritur performancë të përgjithshme prej 58.67 për qind, ndërsa si komuna me arritjet më të vogla, sipas këtij raporti, është ajo e Mamushës me 31.10 për qind.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.