Arbëri

“Qeverisja e Mujës ka mbyllur sytë me qëllim përballë vërejtjeve të Auditorit”

Keqqeverisja në komunën e Prizrenit nuk përbën më lajm. Dështimin e kryetarit Ramadan Muja dhe të qeverisjes së tij e kanë treguar në vazhdimësi raporte të ndryshme, sidomos ato të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të cilat nuk ndryshojnë shumë nga viti në vit.

Përveç datës që ndryshon, të gjeturat e këtij raporti mbi shkeljet dhe parregullsitë e kësaj komune, sipas shoqërisë civile, janë të njëjtat.

E një faj të madh në dështimin e qeverisjes së Prizrenit, sipas Naim Cahanit, e ka edhe Kuvendi Komunal.

Ndërkaq, zyrtarë të opozitës në këtë komunë thonë se Ramadan Muja dhe vartësit e tij nuk e respektojnë Republikën e Kosovës.

Për shkeljet dhe parregullsitë e publikuara në raportin e Zyrës së Auditorit, zyrtarë të Komunës së Prizrenit nuk kanë pranuar të flasin, duke thënë se nuk e kanë lexuar ende.