Arbëri

Gjilani pranon 640 doza të AstraZenecas

Descriptive Text

Komuna e Gjilanit ka pranuar 640 doza të vaksinës AstraZenecas që do përdoren për vaksinimin e personave mbi moshën 65-vjeçare. Komuna njofton se prioritet është grup mosha mbi moshën 70-vjeçare, që janë regjistruar por ende s’kanë marrë vaksinë.

“Ekipet e vaksinimit do t’i kontaktojnë qytetarët mbi moshën 70-vjeçare sipas planit dinamik të vaksinimit. Ndërkaq, kërkojmë nga qytetarët mbi moshën 65 vjeçare që të fillojnë të regjistrohen për vaksinim në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. E kemi bërë planin që të mos shkaktohet tollovi në këtë proces të ruajtjes së shëndetit publik”, ka thënë Haziri.

Vaksinimi do bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ramiz Cernica” në rrugën “Pajazit Ahmeti”.

Sipas njoftimit, në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, disa prej tyre nga ekipet mjekësore dhe disa të grupmoshës mbi moshën 75-vjeçare.

“Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20916 mostra, 6373 kanë rezultuar pozitivë, 6146 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 83 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 23 dhe 61 mostra në pritje për rezultat”, thuhet tutje.