Arbëri

Ndihmohen me pako ushqimore mbi 800 familje në Podujevë

Në prag të festës së Bajramit të Madh , janë ndihmuar me pako ushqimore 817 familje me gjendje të rëndë sociale në Komunën e Podujevës, transmeton Koha.net.

Vlera e përgjithshme e pakove ushqimore të shpërndara për 817 familje është 19,825 euro, kurse donatorët kryesorë janë: Enver Abazi “Festimi Tours” 100 pako, Yokan Shiriner 25 pako, Besim Veliu 25 pako, Restorant “Ora” 30 pako, “Eko Trade” 30 pako, “Katar Charity” 354 pako, “Islamic Relief Kosova” 240 dhe 13 pako nga donatorë të tjerë.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka falënderuar donatorët për ndihmën e ofruar.