Në fshatin Balincë, ka filluar hapja dhe zgjerimi i dy rrugëve, të cilat i lidhin tri lagje mes vete dhe të cilat kanë rëndësi të shumëfishtë për këto lagje dhe këtë fshat. Punimet në këto rrugë sot i ka inspektuar, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, transmeton Koha.net.
“Punimet po ecin mirë dhe hapja, zgjerimi dhe rregullimi i këtyre rrugëve, është duke u bërë sipas planifikimit”, tha drejtori Morina gjatë inspektimit të punimeve, njofton kumtesa komunale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas banorëve, këto rrugë i lidhin tri lagje mes vete, pastaj ajo që është shumë me rëndësi për ta, lidhja e këtyre rrugëve, ju mundëson nxënësve që ta shkurtojnë rrugën për në shkollë, dhe ata tani nuk kanë nevojë që në shkollë të shkojnë përmes magjistrales.