Juniku, komuna me performancën më të lartë për vitin 2016

Juniku, komuna me performancën më të lartë për vitin 2016

22 qershor 2017 12:53

Ministria e Pushtetit Lokal publikoi sot raportin e performancës së komunave për vitin 2016.

Sipas këtij raporti, komunat për vitin 2016, kanë arritur performancë të përgjithshme prej 58.67 për qind.

Nga raporti i publikuar, si komunë me performancë më të ulët është ajo e Mamushës me 31.10 për qind, transmeton kp.

Rozafa Ukimeri nga MAPL, tha se një platformë e mirë komunale është atëherë kur qytetari është i kënaqur. Më tej ajo tha se në bashkëpunim me USAID dhe donatorët e tjerë kanë arritur që të avancojnë sistemin e menaxhimit të matjes së performancës, ndërsa shtoi se përmes këtij sistemi është formuar sistemi online i këtij raportimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, u shpreh se si Asociacion i Komunave, janë përpjekur që të japin maksimumin e tyre në matjen e performancës dhe se këtë herë siç tha ai, ky sistem i performancës ka pasur avancime krahasuar me matjet e kryera viteve të kaluara

Komentet

Shto koment

Të ngjashme