Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në gjashtëmujorin e parë, në Podujevë janë ndërtuar 13 km trotuare

Në kuadër të realizimit të projekteve të infrastrukturës në Komunën e Podujevës, aktualisht janë duke u realizuar dy projekte të ndërtimit të trotuareve me kubëza dhe janë finalizuar disa të tjera.

Për të përcjellë nga afër punimet, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan segmentin rrugor në magjistralen Podujevë-Shtedim, dhe në fshatin Shajkoc, ku janë duke u ndërtuar trotuaret.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, Veliu tha se krahas ndërtimit të infrastrukturës rrugore, një nga prioritetet e ekzekutivit vazhdon të jetë edhe ndërtimi i trotuareve.

“Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi ndërtuar 13 kilometra trotuare me kubëza, në disa segmente rrugore në lokalitete të ndryshme. Me ndërtimin e trotuareve po krijojmë kushte për lëvizje më të lehtë dhe më të sigurt për qytetarët dhe veçmas për nxënësit”, tha Veliu.

Përveç trotuareve në segmentin rrugor të magjistrales Podujevë – Shtedim dhe fshatin Shajkoc, ku aktualisht janë duke u zhvilluar punimet, ditë më parë ka përfunduar ndërtimi i trotuarit në fshatrat Batllavë dhe Llugë.