Arbëri

81 pacientë me koronavirus në Spitalin e Gjilanit, 61 me oksigjenoterapi

541 persona në Gjilan janë aktiv me koronavirus. Sipas njoftimit nga Komuna e Gjilanit 81 persona janë të hospitalizuar dhe 61 me oksigjeno-terapi.

nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19757 mostra, 6105 kanë rezultuar pozitivë, 5433 janë shëruar, 133 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 541 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 81 persona, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 172 mostra në pritje për rezultat”, thuhet në njoftim.