Kthehet në rivlerësim prokurimi për furnizim të Spitalit të Prizrenit me aparat laboratorik

Kthehet në rivlerësim prokurimi për furnizim të Spitalit të Prizrenit me aparat laboratorik

21 qershor 2017 09:51

Spitali rajonal i Prizrenit duhet ta kthejë në rivlerësim një aktivitet të prokurimit me vlerë afër 50 mijë euro.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka konstatuar se ky institucion shëndetësor ka shkelë dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik në aktivitetin me titull “Furnizim me aparat analajzer biokimik-automatik”, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjykata e tenderëve ka vendosur kësisoj pas aprovimit të ankesës së një operatori ekonomik.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Uni Care”-Prishtinë lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim me aparat analajzer biokimik-automatik” të iniciuar nga Spitali rajonal në Prizren. Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i autoritetit kontraktues-Spitali rajonal Prizren... dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

Njoftimi për dhënie të kontratës për këtë aktivitet të prokurimit është bërë më 19 prill, me ç’rast për kontratë është rekomanduar operatori ekonomik “Biotek Kosova”-Mitrovicë.

Në njoftimin për kontratë të datës 14 shkurt 2017, të publikuar nga Spitali rajonal i Prizrenit, shkruan se vlera e parashikuar e kontratës për furnizim me aparat -analajzer biokimik automatik është 55 mijë euro. Ndërsa në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar nga Spitali rajonal i Prizrenit, në prill të këtij viti, shkruan se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët për aparatin për laboratorin e Spitalit ka qenë me vlerën 48 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme