Arbëri

Fermerët pejanë skeptikë rreth sigurimeve të produkteve bujqësore

Descriptive Text

Me moton: “Mbroj produktet tuaja me sigurimet bujqësore”, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), si anëtare e Grupit të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorisë komunale të Bujqësisë, të martën në Pejë ka startuar me fushatë për ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e fermerëve për sigurimet e produkteve të tyre bujqësore nga ndikimet e kushteve klimatike.

Me këtë fushatë, që do të mbahet edhe në disa komuna të tjera dy javët e ardhshme, fermerëve të pranishëm në sallën e Kuvendit Komunal, ku është mbajtur takimi, u tha se synohet rritja e njohurive për sigurimet bujqësore midis fermerëve të vegjël dhe atyre komercialë, institucioneve dhe shoqatave të ndryshme bujqësore, agjencive qeveritare të angazhuara në bujqësi dhe publikun e gjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu do të mblidhen të dhëna përmes anketave individuale dhe anketave në grup dhe këto të dhëna u nevojiten drejtuesve të këtij projekti që të analizohen ngjarjet e pafavorshme, si moti i keq dhe sëmundjet e ndryshme të kafshëve që kanë ndikuar negativisht në prodhimtarinë bujqësore në të gjitha rajonet e Kosovës.

Fermerët e komunës së Pejës kanë shfaqur skepticizëm për vënien në jetë të këtij qëllimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.