Arbëri

Bashkëpronarët e objektit publik në Ferizaj nisin procedurën e bartjes së pronës

Descriptive Text

Ferizaj, 28 shkurt – Komuna e Ferizajt ende pa e miratuar në Kuvend Planin Zhvillimor Komunal ka iniciuar procedurat me një kompani private për rrënimin dhe ndërtimin e këtyre objekteve në partneritet publiko-privat për 99 vjet, duke shkelur ligjet dhe procedurat e bashkëpronësisë së banorëve, megjithëse bashkëpronësia e banorëve për ato objekte kolektive, të cilat janë të ndërtuara në prona publike gjatë viteve ‘50 vazhdoi të mbetet e paqartë.

Ndërkaq banorët e 3 objekteve banesore në rrugën te “Pazari” në Ferizaj kanë nisur procedurat nëpërmjet avokatëve që parcela publike banesore prej 25 arësh të bartet në emër të banorëve derisa komuna tenton rrënimin dhe ndërtimin e objekteve me qëllim të marrjes së një përqindjeje banesore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në bazë të Ligjit për ndërtesa në bashkëpronësi thuhet se komuna ka vetëm obligime të caktuara sa i përket udhëheqjes së këtij procesi dhe të identifikimit për regjistrimin e banesave në bashkëpronësi.

Afrim Rexhepi, një nga banorët e këtyre banesave, ka shpjeguar se tashmë kanë iniciuar një procedurë nëpërmjet avokatëve që parcela prej 25 arësh të kalojë në emër të banorëve. Ai shpjegon se komuna ka manipuluar edhe me nënshkrimet e banorëve gjatë një takimi publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.