Arbëri

Zvarritet prej 2 vjetësh projekti i rrugës që lidh 5 fshatra të Ferizajt

Zvarritet prej më shumë se 2 vjetësh projekti i infrastrukturës rrugore nëpër lokalitetet Babush, Tërrn, Luboc, Slivovë, Koshare, i cili lidh magjistralen Prishtinë-Ferizaj me atë Shtime-Ferizaj.

Për këtë aks rrugor me gjatësi prej afro 10 kilometrash Ministria e Infrastrukturës ka ndarë rreth 1.5 milion euro, mirëpo projekti ka mbetur peng i procedurave të prokurimit dhe shkaku i ankesave nga disa operatorë ekonomikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo rrugë po konsiderohej më e dëmtuara në Komunën e Ferizajt, e si pasojë e gropave janë ndërprerë edhe linjat e autobusëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.