Kamenica pa projekte për zhvillimin e sferës së turizmit

Kamenica pa projekte për zhvillimin e sferës së turizmit

20 qershor 2017 10:04

Qeverisja lokale e Kamenicës pranon se ka dështuar në themelimin e sektorit për turizëm.

Zyrtarët komunalë thonë se kjo ka ndodhur nga politikat e paqarta që kanë të bëjnë me zhvillimin e shumë sektorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fatmir Matoshi, nënkryetar i Komunës së Kamenicës, deklaron se sektori i turizmit në këtë komunë ka një potencial në rritje sidomos të turizmit malor, por edhe arkeologjik.

Sa i përket infrastrukturës rrugore është përmirësuar, e cila është një indikacion që në këtë pjesë mundet të zhvillohet më shumë ky sektor dhe të gjenerojë të hyra.

Amir Jakupi nga organizata “Fortesa” në Kamenicë deklaron se zhvillimi i sektorit të turizmit do të gjenerojë të hyra, si dhe do të ndikojë në uljen e papunësisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme