Nishani nderon Erzen Rrustemin me titullin më të lartë sportiv “Mjeshtër i Madh”

Nishani nderon Erzen Rrustemin me titullin më të lartë sportiv “Mjeshtër i Madh”

19 qershor 2017 17:23

Pikërisht me rastin e 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nderuar me titullin më të lartë sportiv “Mjeshtër i Madh” boksierin gjilanas Erzen Rrustemi, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë në shenjë mirënjohjeje për vendimin e presidentit, derisa shoqërohej nga kampioni i botës në boks, Erzen Rrustemi.

Haziri ka thënë se Erzen Rrustemi është i pari sportist i nderuar me këtë titull nga presidenti shqiptar, si autoriteti më i lartë.

“Ne jemi dy herë të lumtur, herën e parë në vitin e kaluar kur Kuvendi i Komunës së Gjilanit e ka shpallur “Nderi i Qytetit” me inicim dhe propozim të zyrës sime dhe hera e dytë është kjo kur presidenti Nishani, pikërisht në shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, ka zgjedhur çmimin ‘Mjeshtër i Madh’ i sportit, për vendasin tonë Erzen Rrustemi. Ky çmim, Erzenin e bënë më të madh, më të nderuar për ne, për familjen dhe për komunitetin e sportit, e në veçanti për boksierët e rinj, të cilët mund ta shohin si motivim dhe një mësim për të krijuar karrierë sportive gjatë të ardhmes”, ka thënë Haziri.

Ai po ashtu ka thënë se të rinjtë që merren me sport kanë mundësinë të marrin mësimet më të mira për ndërtim të karrierës dhe përfaqësim më të mirë ndërkombëtar nga Erzeni, “i cili është Holyfield-i shqiptarë”.

Kurse Erzen Rrustemi, kampioni i botës në boks, ka thënë se përkrahja dhe mbështetja që është dhënë për të nga kryetari i Gjilanit dhe shqiptarët anë e kënd, në veçanti në Ditën e Çlirimit të Gjilanit edhe nga presidenti shqiptar, shkëlqesia e tij Bujar Nishani, “janë një detyrim, siç ka thënë ai, që të vazhdoj me përfaqësim edhe më dinjitoz gjatë të ardhmes”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme