OSHP-ja identifikon shkelje në tenderin për drunj dekorativë Foto: Ilustrim

OSHP-ja identifikon shkelje në tenderin për drunj dekorativë

19 qershor 2017 10:34

Të paligjshëm e ka vlerësuar Gjykata e tenderëve njoftimin për dhënie të kontratës për një tender të Komunës së Obiliqit. Kjo ka bërë që ta kthejë mbrapshtë këtë njoftim dhe e gjithë procedura të kthehet në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky vendim i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) është marrë pasi është aprovuar si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik (OE) “Biti Com” me seli në Podujevë, kundër njoftimit për dhënien e kontratës lidhur me procedurën e prokurimit me titull: “Rregullimi dhe rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara-furnizimi dhe mbjellja e drunjve dekorativë” me nr. të prokurimit OB/614/17/574/121 të iniciuar nga autoriteti kontraktuesKomuna e Obiliqit.

Në arsyetimin e këtij vendimi të OSHP-së, thuhet se operatori ekonomik “Biti Com”Podujevë si palë e pakënaqur ka deponuar ankesë në OSHP kundër njoftimit për dhënien e kontratës, duke pretenduar se Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të ligjit për TVSH nr.04/L-163 dhe janë eliminuar padrejtësisht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme