Arbëri

Komunës së Pejës i dalin dyfish prona më shumë

Descriptive Text

Para 10 muajve Komuna e Pejës ka nisur procesin e për evidentimin dhe regjistrimin e pronave komunale, i cili ishte paraparë të përfundojë deri në fund të vitit të kaluar.

Mirëpo, ky proces që po realizohet në kuadër të projektit të financuar nga organizata zvicerane HELVETAS Swiss Intercooperation, me programin e saj DEMOS, ende po vazhdon edhe sot, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas certifikatave të pronësisë dhe ortofoto, secila pronë komunale është duke u identifikuar dhe verifikuar në pjesët urbane dhe ato rurale, konkretisht në 78 zona kadastrale sa i ka Peja.

Bazuar në të dhënat kadastrale, para se të nisë ky proces i identifikimit dhe evidentimit të pronave, ishte llogaritur se Komuna ka mbi dy mijë prona të veta me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 5.5 mijë hektarësh.

Mirëpo, gjatë këtij procesi janë zbuluar edhe prona të tjera të Komunës, për të cilat Komuna nuk ka pasur dijeni që i ka... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.