Arbëri

56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

56 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Spitali njofton se 37 pacientë janë në oksigjenoterapi, 2 në CPAP dhe 10 në gjendje më të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të hënën në Pejë janë regjistruar 27 raste pozitive me COVID-19.