Arbëri

Reduktime të ujit në Vushtrri si pasojë e turbullirave të shkaktuara nga shiu

Si pasojë e reshjeve të shiut, në Vushtrri do të ketë reduktime të furnizimit me ujë gjatë ditës së sotme, ka njoftuar KRU Mitrovica.

“Si pasojë e reshjeve të shiut, sot kemi ngritje të nivelit të nivelit të turbullirave në impiantin e ujit në Balinc, gjë që na imponon të punojmë me kapacitet të reduktuar. Prandaj, njoftojmë popullatën e Vushtrrisë, se sot gjatë ditës do të ketë furnizim të reduktuar me ujë. Reduktimi i trajtimit të ujit bëhet me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit i cili shpërndahet nëpër rrjete. Pra, zvogëlohet kapaciteti i trajtimit të ujit, për shkak të ujit të turbullt në proces të trajtimit”, thuhet nga KRU Mitrovica.