Arbëri

Neglizhohet largimi i 8 deponive pa leje të mbeturinave

Descriptive Text

Komuna e Deçanit në fillim të muajit maj e kishte shpallur muajin periudhë për eliminimin e deponive pa leje. Mirëpo deri tashti nuk është larguar asnjëra prej deponive të mëdha, ndonëse gjendemi në mesin e muajit qershor.

Kohë pas kohe Komuna i ka eliminuar disa deponi me grumbuj më të vegjël mbeturinash, por problemet kryesore kanë mbetur ende dhe ato janë deponitë e mëdha pa leje që janë të krijuara në disa fshatra nga mbeturinat e llojeve të ndryshme, si në Llukë të Epërme dhe Llukë të Poshtme, Baballoç, në lokacionin Podi i gështenjave edhe në dy vende të tjera në pjesët rurale dhe njëra deponi në qytet, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.