Pllakë përkujtimore e UÇK-së në kullën e Rasim Kiqinës

Pllakë përkujtimore e UÇK-së në kullën e Rasim Kiqinës

14 qershor 2017 18:47

Më rastin e shënimit të 18 vjetorit të Ditës së Çlirimit, ne kullën e familjes së heroit të kombit, gjeneral Rasim Kiqina, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore e cila shënon vendin ku i krijuan celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në këtë përurim, merrnin pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrvoci, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, familja e Rasim Kiqinës dhe qytetarë.

U vlerësuar se shtëpia e heroit të kombit, Gjeneral, Rasim Kiqina ishte vatër e rezistencës dhe vatër e UÇK-së gjatë periudhës së luftës ku ishin marr vendime të rëndësishme për kombin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme