Arbëri

Vërshimet shkaktojnë dëme të mëdha në disa komuna

Reshjet e mëdha e të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe dëme materiale edhe në komunat e regjionit të Ferizajt.

Vlerwsohet se ekonomitë familjare janë dëmtuar me dhjetëra mijëra euro, ndërkohë janë strehuar dhjetëra familje si pasojë e depërtimit të vërshimeve nëpër shtëpi.

Më së shumti vërshime janë shkaktuar në komunat e Ferizajt dhe të Shtimes, ndërkohë ekipet emergjente në këto komuna janë mobilizuar dhe po bëjnë regjistrimin e dëmeve.

Sipas zyrtarëve komunalw, dëmet janë me dhjetëra mijëra euro në ekonomi familjare, pastaj dëme të mëdha janë shkaktuar edhe nëpër parcela bujqësore dhe automjete të ndryshme.

Zyrtarët komunalw kanë kërkuar nga qytetarët që t’i parashtrojnë kërkesat e tyre në komunë në mënyrë që komisionet të kenë më të lehtë verifikimin e dëmeve.

Arben Halili, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt, ka thënë për KOHWN se vërshime mjaftë të mëdha janë shkaktuar në fshatin Tërrnë, Koshare dhe Bibaj, derisa janë shkaktuar dëme në ekonomi familjare dhe në toka bujqësore.

Sipas tij, vërshime janë shkaktuar edhe në fshatin Varosh derisa nënkalimi i automjeteve është mbuluar nga uji.

“Si pasojë e të reshurave të shiut janë vërshuar disa shtëpi dhe bodrume, pastaj ka pasur vërshime edhe nëpër rrugë dhe si pasojë e kësaj janë dëmtuar katër vetura. Dëme ka pasur edhe nëpër shtëpi të banimit dhe ekonomi familjare. Sa i përket nënkalimit në Varosh, aty është shkaktuar një defekt teknik në rrjetin e gypave atmosferikw, por brenda ditës është riparuar ai defekt”, ka thënë Halili.

Image

Sipas tij, vërshime ka pasur edhe në magjistralen në drejtim të Gjilanit, pikërisht në fshatin Bibaj.

“Si komunë e kemi sistemin e pompimit me të cilin jemi të pajisur disa vjet më parë, po ashtu e kemi edhe sistemin e tërheqjes së automjeteve nga largësia në raste të përmbytjeve të tilla. Sa i përket dëmeve, kërkojmë nga qytetarët që janë përballur gjatë këtyre ditëve të bëjnë kërkesa në komunë, sepse ekipet tona e kanë më të lehtë për evidentim dhe vlerësim të dëmeve”, ka thënë Halili.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se reshjet e mëdha e të pandërprera të shiut si në gjithë Kosovën, kanë shkaktuar vërshime edhe në Ferizaj, ndonëse territori i kwsaj komune është me më së paku dëme e bllokime rrugësh në krahasim me komunat tjera.

“Kjo për faktin se me kohë janë bërë punë cilësore në projekte infrastrukturore, ku vlen të përmendet se vetëm gjatë viteve 2019 dhe 2020 është bërë hapja e afro 150 kilometrave kanal ujor për të parandaluar vërshimet. Situata në Ferizaj është plotësisht e menaxhueshme. Jam vazhdimisht në terren dhe në kontakt me ekipet emergjente, që pareshtur po bëjnë përpjekje ta sanojnë gjendjen aty ku paraqitet më e vështirë”, ka thënë Aliu, sipas tij, bllokimet e rrugëve dhe nënkalimeve apo dëmet e shkaktuara nga vërshimet në amviswri apo biznese, kryesisht në bodrume, nuk kanë të bëjnë me mungesë cilësie në punime, porse janë shkaktuar nga faktori njeri.

Ndërkaq,vërshime mjaftë të mëdha, shembje të dheut dhe dëme në ekonomi familjare ka pasur edhe në komunën e Shtimes.

Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, ka thënë se pas reshjeve të fundit më të rrezikuara janë fshatrat: Davidoc, Rashincë, Muzeqinë, Vojnoc, Godanc dhe Belinc si dhe një segment i rrugës Ahmet Shtimja është mbyllur nga shembja e dheut si dhe rruga “Përparim Boshnjaku” nga përmbytja e ujit.

Sipas tij, ka pasur intervenime nga kompania e kontraktuar dhe kompanitë të cilat vullnetarisht kanë shprehë gatishmërinë për të ndihmuar nw tejkalimin e kësaj gjendje.

Image

“Si komunë me të gjitha mundësitë jemi duke u dalë në ndihmë banorëve në të gjitha fshatrat që kanë probleme me vërshime, ndërkaq për dëmet e shkaktuara ekipet emergjente janë duke punuar në terren dhe ndërkohë do të dalin me një raport zyrtar rreth dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare, në toka bujqësore etj”, ka thënë Ismajli. Ai thotw se komuna që në fillim të vërshimeve ka ngritur nivelin e parë për mobilizim të vërshimeve dhe gatishmërinë emergjente për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Ndërkohë drejtoria për Shërbime Publike në këtë komunë nëpërmjet një komunikate për media të martën, ka sqaruar se Komuna tashmë ka themeluar Komisionin për vlerësimin e dëmeve nw kwtw komunw.

“Deri më tash janë vizituar disa fermerë e qytetarë të dëmtuar. Komuna e Shtimes ju bënë thirrje të gjithë atyre të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve nga reshjet e fundit të lajmërohen te Komisioni për dëme dhe vlerësime në Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Qytetarët e dëmtuar të cilët nuk janë vizituar ende nga Komisioni komunal, mund të bëjnë kërkesë së bashku me dëshmi për dëmet e shkaktuara”, thuhet në komunikatën e drejtorisë për Shërbime Publike.

Ndërkohë, pas vërshimeve edhe ekipet emergjente në Komunën e Lipjanit po merren me vlerësimin e dëmeve. Kjo komunë me kohë ka mbajtur takime edhe me shtabin për menaxhimin e fatkeqësive natyror.

“Kryetari Ahmeti po ashtu së bashku me ekipin nga Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrfikësve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike si dhe kompania Pastrimi kanë qenë në terren për të parë nga afër situatën e krijuar. Ekipet gjatë gjithë ditës kanë intervenuar në pwrmirwsimin e gjendjes së krijuar pas të reshurave dhe janw evakuuar katër familje”, thuhet në një komunikatë të Komunës së Lipjanit.

Sipas komunws, më e rëndë gjendja është paraqitur në qytetin e Lipjanit, në lagjen e Konjuhit, pastaj prapa stadiumit të qytetit si dhe në fshatrat: Banullë, Gllogovc, Konjuh, Torinë, Rubovc, Qallapek, Gllanicë dhe Dobrajë.

”Duke marr për bazë ketë gjendje, ketë fatkeqësi natyrore që ka përfshirë gjithë vendin tash e sa ditë, kryetari Ahmeti ka kërkuar shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve duke shmangur rreziqet eventuale nga vërshimet. Ai ka apeluar te qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin e tyre në akset rrugore ku janë hasur vështirësi kalimi nga vërshimet, si dhe njëkohësisht të shmangen lëvizjet jo të domosdoshme në akset rrugore në afërsi të zonave malore për të parandaluar rreziqet eventuale”, thuhet në komunikatë.

Image