Arbëri

Inspektorët bëjnë ekzaminimin e bombolave të gazit pas shpërthimit në Ferizaj

Ekipet e Inspektorëve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me inspektorët e Punës në Regjionin e Ferizajt dhe me Policinë e Kosovës kanë nisur ekzaminimin e bombolave të gazit dhe hapësirave të tjera brenda lokalit ku të martën ndodhi një shpërthim i madh.

Si pasojë e shpërthimit, më shumë se 40 persona u lënduan.

Inspektorët i kanë thënë KOHËS se dëmet materiale janë të mëdha.