Arbëri

Në aksin rrugor Pejë – Kuqishtë-Bogë pati rrëshqitje masive të dheut mbrëmë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:00 ka pasur një rrëshqitje masive të dheut në aksin rrugor Pejë – Kuqishtë – Bogë.

“Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga pjesa mbi 20 kilometra e tutje ka reshje të mëdha të borës. Rruga në fjalë është pastruar pa ndërprerë, duke u bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës”, thuhet në raportin e MI-së.

Ndërkohë në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka pasur intervenime me ngricë gjatë natës, saktësisht në rrugët: Prizren – Caralevë, Prizren – Prevallë dhe Zhur – Dragash – Restelicë.