Arbëri

78 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 78 pacientë të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit, 5 pacientë janë në respirator, 53 në oksigjenoterapi dhe 13 në gjendje të rëndë.

Spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të hënë se janë në Pejë janë regjistruar 8 raste pozitive me COVID-19.