Arbëri

Zbatimi i Udhëzimit administrativ - peng i infrastrukturës në Pejë

Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për ndëshkime me gjoba mandatore për hedhje mbeturinash, që ka nisur në mesin e javës të zbatohet në kryeqytet, do të ketë vështirësi zbatimi edhe në Pejë.

Gjoba prej 5 eurosh për hedhjen në rrugë të duqit të cigares, çamçakëzit, kanaqes... apo një mbeturine tjetër, në Pejë, do të jetë vështirë t’i shqiptohet një qytetari, pasi në këtë qytet mungon infrastruktura e thjeshtë për ruajtjen e mjedisit, si shportat për hedhje mbeturinash apo taketuke publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në asnjë rrugë brenda në qytet e as në lagje të qytetit, e lëre nëpër fshatra, nuk gjen asnjë shportë për ta hedhur një letër, të cilën qytetari i kujdesshëm për mjedisin, e mbanë në xhep derisa arrin në korzo të qytetit, ku gjenden shporta e vetme për mbeturina... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.