Arbëri

Rruga e dëmtuar e Bellopojës - rrezik për nxënësit udhëtarë

Askush nuk është përkujdesur për meremetimin e rrugës në fshatin Bellopojë të Podujevës që prej se ishte dëmtuar nga mjetet e rënda gjatë ndërtimit të Burgut të Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdofc.

Gropa të mëdha janë hapur gjithandej kësaj rruge që të shpie në drejtim të burgut. Përveç kësaj, pjesa afër xhamisë së fshatit rrëshqet dheu e me këtë edhe asfalti. Deri tashti asnjërës nuk i është gjetur zgjidhja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët e fshatit fajësojnë organet qendrore e ato komunale për rrugën që nuk po ua meremetojnë.

“Rruga është dëmtuar nga peshat e rënda të kamionëve gjatë ndërtimit të burgut. Patën thënë se pas përfundimit të punimeve në burg, rruga do të riparohej në tërësi, mirëpo askush më nuk është përkujdesur për të. Po ashtu nuk është bërë asnjë zgjidhje për dëmtimin e rrugës nga rrëshqitja e dheut afër xhamisë se fshatit. Këtu fajtor është komuna së bashku me institucionet qendrore”, ka thënë Berati nga fshati Bellopojë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.