Arbëri

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 37 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 37 pacientë me COVID-19, një më shumë se një ditë më parë, ka bërë të ditur ky institucion shëndetësor të enjten.

Ndërkohë, sipas njoftimit, gjashtë prej të hospitalizuarve janë në gjendje më të rëndë, dy më shumë se që ishin një ditë më parë.

25 pacientë janë me oksigjeno-terapi.