Arbëri

Haziri apelon te qytetarët: Respektoni masat e mos u bëni për Spital

Descriptive Text

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe të mos bëhen për spital.

“Vetëm dje, përmes QKMF’se, kemi pasur 53 kontrolla në shtëpi, sipas kërkesave të qytetarëve. Jemi e vemja komunë që e kryejmë këtë shërbim dhe po del të jetë e duhur sepse nuk ka nevojë që të ngarkohet Spitali i Përgjithshëm”, ka thënë Haziri, në konferencën për gazetarë. “Ju lutem respektoni masat e mos u bëni për Spital”, ka qenë apeli i Hazirit.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: 1504 të infektuar në total, 1192 të shëruar, 48 të vdekur, 264 raste aktive, 21 të hospitalizuar dhe 248 mostra në pritje për rezultat.