Arbëri

Spitali i Pejës: 21 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi, 9 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 28 pacientë me COVID-19.

Në njoftimin në Facebook thuhet se 21 pacientë janë në oksigjenoterapi, nëntë prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Njoftohet se një pacient është shëruar në 24 orët e fundit në këtë spital.

Spitali ka njoftuar edhe mbi gjendjen e përgjithshme aty, ku 163 persona kanë marrë trajtim emergjent, 15 prej të cilëve po vazhdojnë trajtimin.