Arbëri

Ndriçimi i Malishevës, drejt përfundimit

Ndriçimi në qytetin e Malishevës, është në fazën përfundimtare dhe brenda dy ditëve pritet të përfundojë në tërësi rregullimi i ndriçimit aktual dhe vendosja e ndriçimit në dy rrugë të reja, përkatësisht në lagjet Hoti dhe Veselaj.

ka deklaruar sot, drejtori i urbanizimit Ahmet Morina, sipas të cilit, ndriçimi është rregulluar në pjesën më të madhe të qytetit, përfshi edhe parkun e qytetit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

“Jemi në fazën finale të rregullimit të ndriçimit në tërë qytetin e Malishevës, dhe brenda dy ditëve besojmë se do të përfundoj edhe ky projekt me rëndësi për banorët e Malishevës. Në kuadër të rregullimit të ndriçimit, është bërë eliminimi i defekteve dhe zëvendësimi i poçeve ekzistuese me poçe ekonomike, duke e ruajtur cilësinë e ndriçimit”, tha Morina.

Përveç eliminimit të defekteve, ndriçimi është rregulluar në tërësi në të gjitha rrugët, si dhe janë ndriçuar edhe dy rrugë të reja,, njëra në lagjen e Hotëve dhe tjetra në lagjen Veselaj. Gjithashtu është rregulluar ndriçimi edhe në parkun e qytetit, si vendin më i frekuentuar nga qytetarët”, ka deklaruar Morina.

Në dy vitet e fundit, Komuna e Malishevës, ka investuar në rregullimin e ndriçimit, në qytetin e Malishevës dhe në disa vendbanime tjera. Krahas ndriçimit në rrugët kryesore në qytet, janë ndriçuar edhe katër rrugë, apo katër lagje të reja, si dhe është rregulluar ndriçimi edhe në Kijevë dhe Bellanicë.