Arbëri

Për tre muaj Prizreni arkëton afro 2 milionë euro të hyra vetjake

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti ka arkëtuar më shumë se çerekun e planifikuar të të hyrave vetjake, ndërkohë që në raport me planifikimin vjetor, gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar vetëm 5 përqindëshin e mjeteve nga ky burim buxhetor.

Performanca e Qeverisë lokale, lidhur me të hyrat vetjake, përkatësisht arkëtimin dhe shpenzimin e tyre, në periudhat e fundit është kritikuar vazhdimisht nga përfaqësuesit e partive opozitare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë herë, Drejtoria e Financave në raportin për realizimin e buxhetit ka shpjeguar se në tremujorin e parë të vitit 2017 janë arkëtuar afro 1.7 milionë euro nga të hyrat vetjake.

“Shuma e tërësishme e arkëtuar e të hyrave vetjake komunale për këtë periudhë të raportimit është 1 milion e 697 mijë euro ose 28 për qind e shumës së planifikuar prej 6.1 milionë euro”, shkruan në raport.

Po ashtu, theksohet se gjatë periudhës janar-mars 2017 të hyrat vetjake janë alokuar në shumë prej 900 mijë eurosh ose 15 për qind nga planifikimi prej 6.1 milionë eurosh. “Nga kjo shumë janë shpenzuar 287 mijë euro ose 5 për qind e shumës së planifikuar”, thuhet në raport... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.